Vendosni fjalën kyçe....

“Kur do ballafaqohemi” – Rama i shkruan gazetarit grek për artikullin për Fredi Belerin


Kryeministri Edi Rama ka publikuar bisedën që ka zhvilluar online me gazetarin grek të “Ekathimerini”.

Gazetari Pavlos Papadopoulos pak ditë më parë publikoi një artikull për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin, me titull: Lëreni të betohet.

Rama ka postuar mesazhin që i ka dërguar Pavlos Papadopoulos në “Ëhatsapp” duke i kërkuar që të lasë dhe të ballafaqohet me faktet e shprehura nga gazetari në artikull.

Biseda:

Kryeministri Edi Rama: Nuk e njoh kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj: Mirëmëngjes zotëri! Emri im është Edi Rama numrin tuaj e mora nga një mik grek pasi lexova që ju jeni kujdesur të shkruani rreth meje në prestigjozen Ekathimerini. Mendoja se nuk do të ishte një ide e keqe të komunikoja direkt me ju, shpresoj të mos jem gabim ashtu si unë shpresoj që ju nuk keni një problem krenarie që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqendisur mua në publik pa u kujdesur hiq fare që të paktën të pyesni edhe për anën time të kësaj historie, dhe pastaj i gjykoni vetë faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cila do anë. Do të isha i lumtur të flisja me ju nëse ju jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë “sfidë” , ndërkohë që unë ju siguroj mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju do ti shmangemi ballafaqimit me kundër argumentet e mia.
Ju uroj më të mirën për ju dhe familjen tuaj. Sinqerisht Kryeministri i Shqipërisë.

Gazetari grek Pavlos Papadopoulos: Mirëmëngjesi zoti kryeministër, është një surprizë, por akoma më shumë një nder që të marr një mesazh prej jush dhe do ta pranoja me kënaqësi të flisja me ju. Duke qenë se më jepet mundësia, do të shtoja se personalisht, e vlerësoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria në 30 vitet e fundit dhe njëkohësisht progresin që vendin juaj ka bërë.

Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur, ku janë provat? Ku janë fotografitë e komunikimeve që lidhen me këtë të ashtëquajtur korruptimi më tej, pasi ai u lidh kurthin e provave të parafabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj.

Tani ju mund të më thoni me të drejtë që nuk mund të ndërhyni. I burgosur dhe duke pritur një gjyq deri në përjetësi, ai mund të humbasë lehtësisht të drejtën e të qenit kryetar bashkie. Unë jam më shumë se i lumtur që të flas me ju mbi çështjen Beleri. Gjithsesi, është shumë e pazakontë që një kryeministër të kontaktojë direkt një gazetar të huaj që nuk e ka njohur më parë, nga telefoni i tij te telefoni i këtij të fundit. Më lejoni të dyshoj se ju jeni vërtetë Edi Rama. Nëse jeni vërtet, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurt që ‘Ekathimerini’ të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju ku të gjitha argumentet tuaja të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek. Prandaj, më e mira për ta garantuar këtë proces do të ishte që të vendosej një kontakt formal nga zyra e Kryeministrit, në mënyrë që pastaj të realizojmë intervistën. Ose mbase miku juaj grek që ju dha numrin, sikurse thatë, të mund të më telefonojë tani në moment. Më vjen keq për këtë rezervë, por jam i bindur që do të më mirëkuptimi.

Unë ju kuptoj plotësisht dhe pas asaj që ndodhi me disa njerëz, përfshirë George Bush që u fut në kurth nga rusët, që luajtën ukrainasit, duke i kërkuar atij solidaritet, ju keni të drejtë. Por, mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë ose kushdo që do të mund të të telefononte edhe po, unë jam një person i pazakontë në zyrë. Unë thjesht dua të veproj direkt, nuk më pëlqen burokracia, nuk më pëlqejnë kanalet. Unë thjesht dua të përballem me njerëzit, kushdo qofshin ata dhe të jap më të mirën time. Pra, nëse kjo s’është e mjaftueshme dhe ju mendoni se jam një komedian nacionalist shqiptar, që luaj rolin e Kryeministrit të Shqipërisë, më thoni si do të vazhdojmë. Gjithë të mirat dhe mos harroni: Mia fatsa, mia razza!

Gazetari: Zoti kryeministër ju jeni një zbulim i vërtetë për mua, ky mesazh është më shumë se i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin, tani me siguri ne mund ta realizojmë intervistën, është një nder për ne që ju na u çasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht.

Rama: Është ndjenjë e mirë të jesh një zbulim, sa për fillim! Shumë mirë atëherë, a parapëlqeni të mi dërgoni pyetjet, apo ta bëjmë në facetime, si ndryshe?

Gazetari: Që të jem i sinqertë me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim me facetime me ju dhe të vendosnim një komunikim direkt, gjithashtu t’ju kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur. Por, më lejoni fillimisht të flas për këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju!

Rama: I lumtur të bëj një facetime me një parashtrim, ju më dërgoni transcriptin para publikimit, fjalët e mia natyrisht jo tuajat. E dyta, po sikur ta tregojmë këtë prezantim mes nesh lexuesve tuaj dhe ta paralajmërojmë intervistën para se ajo të botohet? Do të rrisni audiencën tuaj dhe ca shitje më shumë, pse jo?!

Gazetari: Jam dakord! Do ju dërgoj intervistën e zbardhur dhe kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen ne mund të informojmë lexuesit për këtë mënyrë speciale tuajën për të folur me publikun grek.

Dhe më pas vjen videoja e gazetarit që e falënderon sërish kryeministrin duke theksuar se do të caktohet një datë për intervistën.

Rama: Duket ide e mirë, faleminderit!