Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e zjarrvënësit në Laç, të mbyllet kapitulli i pandëshkueshmërisë


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të gjykatës që e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e një zjarrvënësi në Laç.

Balla bën thirrje që të 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës! Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!”, shkruan Balla