Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Masa më të ashpra për shoferët e dehur, pa patentë, nën efektin e drogës e që tejkalojnë shpejtësinë


Ministri i Brendshëm Balla ka kërkuar masa më të ashpra ndaj drejtuesve të mjeteve që kapen në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo lëvizjen pa patentë.

Po kështu ai ka kërkuar masa më të forta edhe ndaj personave që lëvizin me shpejtësi në qendrat e banuara apo rrugët e tjera.

“Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, shkruan ministri Balla.