Policia ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z. H., banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij”, njofton policia.