Evi Kokalari në një shkrim e ka cilësuar Rithemelimin të gënjeshtërt ndërsa e ka përcaktuar Sorosin dhe të gjithë që ai mbështet në Shqipëri si shënjestër.
Kokalari thotë se nuk mund të shkohet në zgjedhjet e 2025 me disa grupe që ecin paralelisht kundrejt të njëjtit target.
Ajo thotë se tashmë ka në shënjestër personat e Sorosit që ka qëllim mbajtjen në qeveri të Ramës dhe Veliajt.
Kokalari e quan pengesë edhe Sali Berishën që sipas saj është partner te kulla.
Ajo thekson se “Rithemelimi mund të ripërtërihet, por kurrë më me Sali Berishën, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edi Palokën, Gaz Bardhin, Saljanin e te tjerë si këta. Rithemelimi ripërtërihet me ata që ishin faktor kryesor në ngritjen e shpresës me foltoret, dhe i mbetën besnik pikërisht idealit fillestar që këto foltore transmetuan, dhe jo protagonistëve të saj“..
GËNJESHTRA E RITHEMELIMIT DHE MORRAT E SOROSIT
(prolog i betejave në vazhdim)
Për ata që më thonë të fokusohem tek Lëvizja Konservatore dhe ta lë Llapajt e këta të tjerët rehat;
Si mund të fitohet 2025 kur kemi disa grupe që ecin paralelisht kundrejt të njejtin target, dhe baza është e ndarë?
NUK fitohet! Ky është dhe thelbi i këtyre lëvizjeve – përçarja.
Ndërsa në 2021-2022 qëllim kisha pastrimin e PDsë nga figura si Nora e Kelmendit, Saljani & Gaz Bardhi, (çuditërisht pjesë e rithemelimit tashmë), në mënyrë që të bashkonim bazën, tashti them duhet bashkuar baza pa figura si ky Llapaj, Qorri etj, por dhe pa figura të tjera që jo vetëm e përçanë opozitën, por shitën dhe rithemelimin.
Gjithsesi, këta të Sorosit duhen pastruar pa asnjë mëshirë, sepse Soros ka qënë dhe ngelet gangrenë për demokracinë e gjithë botës dhe qëllim ka mbajtjen e qeverisë me figura si Rama & Veliaj deri 2030, kur është planifikuar dhe parashikuar që globalizmi do ketë fituar dhe do mbizotërojë boten me pushtetin e tij diktatorial.
Prandaj kjo luftë është e ashpër dhe duhet bërë vetëm me llogjikë, dhe jo emocion, ndryshe humbja është e sigurt.
Ron DeSantis deri tashti ka pushuar disa prokurorë që janë brumosur dhe financuar nga Sorosi. Ne Shqiptarët kemi eksperiencë shumë më të hidhur se Amerikanët dhe pastrimi i këtyre elementëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Nuk kemi më kohë për debate të tipit ‘Po Lapaj flet mirë dhe lidhet me sentimentin e dëshpërimit të popullsisë.’ Nëse je element i Sorosit, direkt (si ky) apo indirekt, hap rrugën se s’kemi kohë më për të humbur.
Prandaj këta elementët si ky i Kuçit a i Sarandës, me fodullëkun e tij katunaresk, duhet të ekspozohet totalisht, dhe bashkë me të dhe ata të ‘Diaspora flet’, të cilët kanë njerëz në bordin e tyre që e adhurojnë George Soros dhe janë financuar për aktivitetet e tyre nga fondacioni i tij deri vonë, në Dhjetor të 2021.
Pengesa tjetër është Sali Berisha dhe gënjeshtra që ai ndërtoi me rithemelimin, viktimë e të cilës kam qënë vetë.
Për sa kohë që Shkëlzen Berisha është partner i heshtur tek Nova Construction, dhe Nova është partner kryesor tek kulla e malit të Tiranës, ne nuk do ta fitojmë 2025. Mos bëni asnjë gabim – Rama nuk ka lejuar kullën më të lartë për opozitën, se i dhimbset Shkëlzeni!
Ky i fundit duhet të verifikojë që nuk përfiton financiarisht nga Shtufi. Por si mund ta bëj këtë kur ai vilën e ka me qera nga Shtufi dhe kursen €8000 në muaj.
Gazetarët e kanë vlerësuar qerat e këtyre vilave tek €10,000 në muaj. Kam dëgjuar që ambasadat paguajnë €15,000/ muaj në atë zonë.
Shkëlzeni me sa duket paguan €2000 në muaj.
€8000 x 12 =€96,000 ose gati $110,000 kursim në vit.
Sa për krahasim, një rrogë vjetore prej $110,000 në New York konsiderohet rrogë shumë e mirë. Mesatarja është diku tek $65,000, dhe për emigrantët shumë më pak së aq.
Atëherë çfarë interesi ka Shtufi ti jap Shkëlzenit 80% ulje apo $110,000 çdo vit? Kjo nuk bëhet nga miqësia. Ose vila është e Shkëlzenit por e ka vënë në emër të Shtufit dhe paguan një qera simbolike sa për sy dhe faqe dhe në këtë rast është për t’u admiruar besimi i madh që Shkëlzeni ka tek Shtufi, ose këta janë partner dhe rregullohen nëpërmjet bisneseve të tjera.
Sidoqoftë e vërteta, një leje ndërtimi nuk mund të ishte aprovuar vetëm ditë mbasi Berisha humbi vulën dhe refuzonte kategorikisht bashkëpunimin me PD e Alibeajt, por hyri në zgjedhje me logon e Ilir Metës.
Bashkimi i Berishës me PD zyrtare në atë pikë, mund të kërcënonte fitoret e Ramës dhe si pasojë dhe bisnesin e kullës.
Kur unë i kam dalë në krahë Sali Berishës, këtë e kam bërë me shumë kosto mbi kurrizin tim. Dhe nuk flas këtu vetëm për sulmet vulgare nga të gjithë ata që urrenin Berishën, por implikacionet që dalja ime në krahë të tij mund të kishte në Amerikë.
Kur me të drejtë i dola kundër, mbasi kisha parë vetë manipulimet, gënjeshtrat dhe fillimet e pazareve të tyre, të cilat, mbasi u mundova ti luftoja privatisht me shpresë se mund të ndërtonin një PD të rithemelimit të sinqertë dhe të hapur, e ekspozova publikisht, sulmet dhe balta ndaj meje u shumëfishua. Kombinimi i veglave të Ilir Metës, që thyejnë rekord për vulgaritetin që mbartin në vete, janë të kalibrit që nuk do t’i harrojë ndonjëherë, por në fund, dhe më kanë bërë më të fortë , dhe për sa kohë nuk më thyet atëherë, ju premtoj, nuk keni për të më thyer kurrë.
Pale kur keni dhe pafytyrësinë dhe flisni dhe për Musine Kokalarin, apo kur hidhni baltë mbi mua, postoni foto fallco te miat sikur kam dalë me Veliajn dhe sikur jam unë e korruptuara, dhe pastaj bëni postime nderimi në kujtesë të vdekjes së Musines. Kjo tregon qartë hipokrizinë dhe shëmtirësinë që mbartë karakteri dhe shpirti juaj.
Baltë mbi Musine Kokalarin keni hedhur pikërisht ju, dhe këtë e bëtë vetem se ajo i doli kundër Enver Hoxhës dhe komunistëve. Nuk kërkoi kurrë falje, dhe pse ta bënte? Nuk bëri asnjë gabim. Ajo dhe të tjerë, fut këtu Mi’that Frashërinë dhe patriotë të tjerë, luftuan bashkë me komunistet kundrejt armikut të përbashkët të asaj kohe – pushtimit Gjerman. Më vonë ishte kundër komunistëve sepse besonte në pluralizëm, zgjedhje të lira, dhe një Shqipëri demokratike dhe të hapur.
Sot jeni po ju që hidhni baltë mbi mua, për të njëjtat arsye – fillimisht sepse i dola në krahë Berishës për të luftuar atë që unë e pashë si një tentativë për shkatërrimin total të opozitës, dhe me shpresë se përkrahja ndaj Berishës do të rimëkëmbte dhe do ta riforconte atë, dhe do luftonte efektivisht Edi Ramën, duke hapur partinë dhe futjen e pluralizmit dhe meritokracisë reale në atë parti.
Më vonë më sulmuat sepse i dola kundër Sali Berishës, dhe këtë e bëra mbasi kuptova që Berisha nuk kishte për qëllim riforcimin e opozitës, por e shiti gjithë atë mund të rithemelimit, mbylli partinë me dorë hekuri (kam parasysh këtu Vokshin dhe Nokën) duke vjedhur dhe manipuluar anëtarët e partisë së vet dhe vrau shpresën që lindi me fillimin e foltoreve, duke e shitur të gjithën për bisneset e të birit.
Pra në fund të fundit, ju më penalizoni mua se nuk e lashë veten të bëhesha një shtojcë hipokrite e fiaskos dhe e gënjeshtrës së PD së rithemeluar, por i dola kundër, e vetme dhe i qëndrova besnike parimeve të mia konservatore që bien ndesh me pazaret që po bëheshin në kurriz të demokratëve dhe të popullit tim.
Si përfundim, dy gra nga e njëjta familje, në një hapësirë kohore 80 vjeçare, mbajnë të njëjtin qëndrim, të vetme, kundrejt atyre që profesion të vetëm në jetë kanë të hedhin baltë duke ju lëpirë abuzuesit të lirive dhe të të drejtave të tyre. Gjithsesi, konkluzioni është vetëm një:
GENI MBETET GEN.
Prandaj them, njëri s’të bën diploma. Karakterin ta brymos familja. Mua më brumosi Petrit Kokalari, qe ishte pinjoll i asaj familje Kokalari që nxorri figura shumë të forta në politikë jo vetëm atëherë, (shumica njohin vetëm Musinen), por ka nxjerrë figura të forta në politikë me brezat e tanishëm, ku bëj pjese dhe vetë. Petrit Kokalari ka qënë gjithashtu një mjek dhe njëri i respektuar, që nuk është marrë kurrë me Partinë Socialiste dhe as elementët e saj, siç hodhën baltë mbi të ata që unë i referohem si jashtëqitja e Kokalarëve, por i ka ndenjur larg llumit të atëhershëm, pikërisht që të mos i baltosnin më tej familjen, gruan dhe fëmijët.
Juve ju ka brumosur Enver Hoxha dhe George Sorosi, dhe njësoj keni ngelur; njerëz të baltës si atëherë, dhe tashti.
Unë, së bashku me ata që mendojnë si unë, luftën do ta vazhdojmë. Qëllimi mbetet vetëm një – heqja e Ramës, marrja e parlamentit, ndryshimi i ligjeve që të hapet mundësia e futjes në politikë e njerëzve të ndershëm, ndërshkimi i të gjithëve që janë marrë dhe kanë përfituar nga korrupsioni 32 vjeçar, kthimi i pronës tek i zoti dhe ndërshkimi i të gjithë hajdutëve që vazhdojnë dhe na shesin sapunin për djathë.
Por që të arrihet kjo, duhen ekspozuar të gjithë individët që krijojnë përçarje, dhe siç kam bërë dy vitet e fundit, (ekspozim total pa limit), do vazhdojë dhe dy vitet e ardhshme, derisa baza të jetë pastruar dhe pastaj bashkuar, dhe elektorati gri të jetë me ne, dhe qëllimi i vetëm dhe i përbashkët të jetë Rama dhe pastrimi i moçalit 32-vjeçar që e drejton këtë vënd.
Dhe këtë nuk mund ta bëjnë as elementët e George Sorosit, dhe as ata që me dashje të plotë i hapën rrugën George Sorosit, dhe pse e kishin nuhatur lojën e tij të pisët ndaj kombit.
Sali Berisha kishte mundësi të bëhej një Orban i dytë, që e kuptoi mirë Sorosin. Dhe pse fillimisht i financuar prej tij, Orban refuzoi të bëhej vegel dhe e luftoi dhe pse Soros i vuri DASH kundër, ama pakt me djallin nuk bëri, dhe erdhi në pushtet me votën e lirë të Hungarezëve. Sot, Soros është non-grata në Hungari.
Karaktere të tillë na duhen për të shpëtuar Shqipërinë. Këta fodullat e Enri Cilin, jo e jo. Asnjë që nuk ka karakter aq të fortë sa Orbani, nuk mund ta fitojë këtë betejë.
Rithemelimi mund të ripërtërihet, por kurrë më me Sali Berishën, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edi Palokën, Gaz Bardhin, Saljanin e te tjerë si këta. Rithemelimi ripërtërihet me ata që ishin faktor kryesor në ngritjen e shpresës me foltoret, dhe i mbetën besnik pikërisht idealit fillestar që këto foltore transmetuan, dhe jo protagonistëve të saj.
Dhe në këtë pikë, asnjë nuk ka qënë më koherent dhe konstant se unë vetë. Nga fillimi deri në fund mbetem me idealin bazë – rindërtimi/forcimi i opozitës dhe fitorja kundër Edi Ramës!
Foltoret dhe rithemelimin nuk mund ti hedh kurrë poshtë, sepse ju dhashë atyre me gjithë zemër dhe me sinqeritetin maksimal, dhe kur më thonë se duhet të kërkoj falje që e mbështeta Berishën, ju them JO, sepse opozita dhe për një sekond të vetëm pa dritën e shpresës, dhe kaq mjafton sepse ajo shpresë është akoma aty. Thjeshtë ka nevojë për personin e sakte që do ndezë atë shpresë sërisht dhe do ta drejtojë atë pa egoizëm drejt fitores. Dhe siç e bëmë njëherë, ju premtoj që do ta bëjmë sërisht.
Me përulje maksimale ndaj atyre që nuk e lanë kurrë veten të përdoren për interesa personale të askujt, dhe vazhdojnë të kenë forcë për të luftuar kancerin 32 vjeçar që shkatërroi Shqipërinë.