Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhje të reja në Himarë? Rama: S’ndërhyj te drejtësia, për Belerin duhet pritur vendimi i gjykatës


Kryeministri Rama tha sot se qeveria e tij nuk ndërhyn në punën e drejtësisë.

Në një intervistë përmes videos me median greke Kathimerini, ai theksoi se nuk ka asnjë pushtet për t’i mundësuar Fredi Belerit që të dalë nga burgu apo që të marrë leje për t’u betuar.

“Bazuar në atë që dime, ai u arrestua në flagrancë me rrjetin e tij të blerjes së votës. Nuk mundet që një shtet demokratik të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptare nuk ekziston fuqia e qeveria po kryeministrit që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër ai avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Ku hyn qeveria apo qeveria shqiptare në këtë. Këto struktura janë të pavarura nga unë dhe nga qeveria. Ju ftoj që të gjeni një koment personal timin dhe kurrë s’kam komentuar veprimet e këtyre institucioneve të reja. U kam thënë njerëzve të mi, kjo mund të jetë e dhimbshme, kemi ndërtuar një sistem gjyqësor që nuk ka qenë kurrë më parë në Shqipëri! Nuk jam dakord që një qeveri e huaj të bëjë koment të thelluar në lidhje me veprimet e drejtësisë. Ka patur komente në Greqi për të cilat më ka ardhur keq, është e tepërt, nuk e nderon politikën greke.” – tha Rama.

I pyetur lidhur me fatine Belerit për sa i përket betimit apo shkarkimit të tij dhe zgjedhjeve të reja në Himarë, kryeministri tha se duhet pritur gjyqi e Shqipëria mund të mos bëjë zgjedhje të reja deri në përfundimin e tij.

“Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku I zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm. Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.” – tha Rama.