Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Progonat nga familjarët e tij.
Shtetasi A.A dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik.
“Në mbasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje“-njofton policia.