Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyri në sherrin mes shokut të tij dhe një shtetasi tjetër, vritet në Itali 23-vjeçari shqiptar


Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali në zonën e Anconës.

Mediat italiane raportojnë se 23 vjeçari, Klajdi Bitri është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.

I riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij. Sherri mes të cilëve ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasje kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.

Raportohet se mes autorit dhe shokut të shqiptarit ka pasur një përplasje fizike dhe në këtë mënyrë 23-vjeçari shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Por ka qenë ky edhe momenti kur është goditur me shtizë peshkimi nga alegjeriani.