Vendosni fjalën kyçe....

Futet në grevë urie e ëma e shefit të pezulluar të Federatës Spanjolle të Futbollit


Nëna e shefit të pezulluar të Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales u mbyll brenda një kishe dhe filloi një grevë urie për të protestuar kundër trajtimit të djalit të saj për puthjen e lojtares Jenni Hermoso në buzë pas fitores së Kupës së Botës, thanë anëtarët e familjes.

“Ajo ka hyrë në grevë urie, ajo nuk dëshiron të largohet nga kisha,” u tha gazetarëve Vanessa Ruiz, një kushërirë e Rubiales, jashtë kishës famullitare të Divina Pastora në qytetin e lindjes së familjes në Motril, në Spanjën jugore.

Nëna e Rubiales, Angeles Bejar ishte fshehur brenda me motrën e saj. Ruiz e përshkroi Bejar si një ‘grua me besim të madh që ka kërkuar strehim te Zoti’ dhe tha se familja donte që Hermoso ‘të thoshte të vërtetën’ se puthja nuk ishte e detyruar.

Rubiales, u suspendua të shtunën nga FIFA për shkak të zemërimit që shkaktoi puthja e tij ndaj Hermosos në buzë, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës në Sidnei më 20 gusht. Hermoso thotë se ajo nuk donte të puthej.

Prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës tha të hënën pasdite se kishte nisur një hetim paraprak për atë që ndodhi dhe do kontaktonte Hermoson për të pyetur nëse ajo dëshiron të ngrejë akuza.

Në një mbledhje të federatës të premten, ku pritej gjerësisht të jepte dorëheqjen, Rubiales në vend të kësaj kundërshtoi të jepte dorëheqjen, duke kërkuar të mbronte sjelljen e tij dhe duke e quajtur puthjen ‘spontane, reciproke, euforike dhe konsensuale’.

Federata e Futbollit ka thënë se Rubiales do mbrohet ligjërisht për të provuar ‘pafajësinë e tij të plotë’.