Kryeministri Rama tha sot nga Forumi i ‘Bled’ në Slloveni se nuk beson se Shqipëria do jetë në BE në vitin 2030.
Në fjalën e tij para zyrtarëve të BE-së e përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë theksoi se megjithatë Shqipëria duhet të ketë bërë disa prej hapave deri në atë kohë.
Ai kërkoi më shumë ndihmë nga vendet evropiane për integrimin e Shqipërisë ndërsa u kërkoi atyre që të përmbushin premtimin e bërë.
“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë mirë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas kundër Perëndimit, Enver Hoxha ne na bëri më proevropian dhe më proamerikan se kushdo tjetër. Do na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin.” – tha Rama.