Vendosni fjalën kyçe....

Putini do udhëtojë jashtë vendit në vjeshtë, destinacioni e itinerari ‘sekret’ – Kremlini


Presidenti rus Vladimir Putin është planifikuar të bëjë vizita jashtë vendit këtë vjeshtë, por hollësitë e destinacioneve dhe itinerarit të tij nuk do zbulohen ende, ka njoftuar sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Gazetarët e pyetën Peskovin të hënën nëse Putini po planifikonte të bënte ndonjë udhëtim jashtë vendit së shpejti, duke marrë parasysh urdhrin e arrestit të lëshuar për të nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

“Vizita të tilla janë planifikuar, në vjeshtë”, u përgjigj zëdhënësi.

Megjithatë, ai nuk pranoi të përmendë ndonjë destinacion specifik, duke thënë se ‘ne do t’ju informojmë për këtë në kohën e duhur. Për arsye të dukshme, ne nuk duam ta shpallim këtë paraprakisht’.

Peskov konfirmoi gjithashtu se një takim midis Putinit dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ishte duke u rakorduar dhe do zhvillohej së shpejti. Njoftimi zyrtar për datën dhe vendin e tij duhet të pritet së shpejti, shtoi ai.