Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime, duke parathënë se gjyqet e mbyllura ndodhin vetëm në Shqipëri.
Manjani shton se në Shkallën e Parë janë hasur probleme me njohjen e dokumenteve, por në gjykatën e Apelit është dhënë mundësia për të gjykuar.
‘Nuk ka gjyqe të mbyllura. Vetëm Shqipëria i bën këto pslliqe. Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm. Në Shkallën e Parë kemi patur probleme me njohjen e dokumenteve, por në gjykatën e Apelit na u dha mundësia që në të gjykojmë. Atë që ne kemi parë në ato dosje nuk korrespondojnë thuajse fare me atë që thoni ju.’- tha Manjani.