Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri: Rama po i del në mbrojtje koncesionit të sterilizimit, harron se disa zyrtarë janë nën hetim nga SPAK


Zëdhënësja e grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i del në mbrojtje koncesionit të sterilizimit.

Pampuri thotë se kontrata fillestare, per koncensionin e sterilizimit,  ishte parashikuar që për 10 vite të kushtonte 100 milionë euro, por ajo,  pritet të rritet me afro 50 për qind, duke shtuar se, e gjitha për të favorizuar kompaninë që sipas hetimeve dyshohet se ishte paracaktuar për shkak të lidhjeve mes sipërmarrësit shqiptar Rrapaj dhe drejtuesve të atërhershëm të ministrisë së Shëndetësisë.

 

REAGIMI PLOTË:

Afera e koncesionit te sterilizimit e denoncuar nga Partia Demokratike prej disa vitesh, si dhe  arrestimet për kete mega afere korruptive ne shendetesi,  ishin goditja e dytë, per kryeministrin, pas hetimeve për inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë.

Edi Rama doli dje, dhe me viziten e tij, ne njeren prej qendrave te sterilizimit te instrumentave kirurgjikale, zhvilloi shoë’n e radhes, duke u munduar per te disaten here tu hedhe hi syve shqiptareve, e nderkohe pak dite me pare theksoi, qe nese do te kthehej ne kohe ai do ti mbeshteste serisht keto partneritete publike private, duke harruar se pikerisht per keto, jane nen hetim disa zyrtare, e vete ish ministri eshte thirrur disa here nga SPAK.

Nese Edi Rama, kerkon te anashkaloje te verteten, ne po ia rikujtojme;

Kontrata fillestare, per koncensionin e sterilizimit,  ishte parashikuar që për 10 vite të kushtonte 100 milionë euro, por ne fakt,  pritet të rritet me afro 50 për qind.

Prokuroria ka vënë në dukje kosto të fryra artificialisht, dhe një studim fizibiliteti po ashtu të manipuluar.

E gjitha për të favorizuar kompaninë që sipas hetimeve dyshohet se ishte paracaktuar për shkak të lidhjeve mes sipërmarrësit shqiptar Rrapaj dhe drejtuesve të atërhershëm të ministrisë së Shëndetësisë.