Vendosni fjalën kyçe....

Rënia e konsumit të energjisë elektrike, Balluku: Ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballaku, ka dalë me një postim në rrjetet sociale për të sqaruar opinionin nga disinformimet përsa i takon çështjes së energjisë elektrike.

Balluku shkruan se rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës së qeverisë shqiptare, duke shtuar se prej kohësh ka nisur implementimi i një strategjie mbi diversifikimin e burimeve energjetike.

Ajo vijon se rënia e konsumit ka të bëjë me dy fakte:

Së pari mbi 120MWH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë, ku Balluku kujton ndihmën e qeverisë në panelet e ngrohjes dhe së dyti ajo rradhit uljen e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes, duke ia atribuar këtë meritë OSHEE-së

 

Statusi:

Për ata që gjëmojnë lajmet e errëta edhe ku ka dritë plotë dhe aty ku ka arsye për të vlerësuar arritjet, pasi janë sakrifica të përbashkëta, të qytetarëve dhe të Qeverisë, dua të sqaroj opinionin publik që disinformohet rregullisht. Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike. Gjithashtu politikat tona të efiçencës energjetike , kanë dhënë rezultatet e para.

Rënia e konsumit ka të bëjë me 2 fakte optimiste për vendin tonë me të cilat duhet të krenohemi:

1.Mbi 120MWH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë. Mjafton të kujtojmë mbështetjen që Qeveria Shqiptare i jep secilit prej këtyre dy grupeve, nga panelet për ngrohjen e ujit dhe deri tek 500 kw e shkëmbimit.

Arsyeja e dytë është pa diskutim meritë e punës së palodhur të punonjësve të #OSHEE

2.Ulje e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes.

Arritjet e targeteve duhen vlerësuar, sektorit duhet ti njihet progresi i jashtëzakonshëm dhe ne fjalët nuk na trembin pasi për ne flasin rezultatet.

#Oshee #kesh #efiçenca #MIE #Ere