Deputeti i PD-së Dash Sula, i cili njihet si pjesë e grupit të Bardhit, ka komentuar mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë nga Basha.
Sula, i cili mungoi në mbledhjen e sotme shkruan se PD-ja ka dy vite që po kalon gjendjen më të vështirë duke qenë krejt e përçarë.
Ai thekson se ata që janë përgjegjës për humbjet në zgjedhje e krizën, në vend që të largohen po riciklohen duke e shfrytëzuar sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.
“Parti politike apo biznes familjar? Të dashur dhe të nderuar qytetarë dhe ju demokratë të angazhuar, po bëhen afro dy vite që Partia Demokratike është në situatën e saj më të vështirë. Është e përçarë që në kokë e deri në strukturat më të thjeshta. Arsyet tashmë i dimë. 6 marsi i vitit 2022 dhe 14 maj i këtij viti e tregoi me fakte dhe numra se Partia Demokratike nuk mund të kthehet në një forcë alternativë qeverisëse duke luftuar për një llokmë brenda saj. Edhe duke bashkuar votat e ndara mes vetes, opozita sërish nuk bën më shumë vota sesa partia në pushtet. Kjo situatë lips një opozitë më të fortë që të thithë edhe shtresën gri edhe të pakënaqurit. Me gjithë këto fakte e prova tronditëse duket se ata që janë shkaktarët e kësaj krize, nuk kanë nxjerrë mësimet por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.” – shkruan Sula në Facebook.
Më tej Sula nënvizon se ndërsa grupi i deputetëve po u qëndrojnë parimeve, Lulzim Basha që nisi përçarjen me 9 shtator 2021 nuk u del zot atyre.
Ai shton se Basha bëri sikur dha dhorëheqjen duke mbajtur peng zhvllimet në PD e duke u kthyer në pikë të vapës me nxitim.
Në fund Sula shkruan se çdo mbledhje e PD-së jashtë statutit vetëm sa e zvogëlon opozitën ndërsa sipas tij Basha kërkon ta trajtojë partinë për interesa okulte financiare duke e përdorur atë si mjet për të vërë para.
“Ne, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që në vendimet e para që kemi marrë jemi mbështetur te partnerët tanë, ndërkombëtarët, parimet e tyre. Këto parime na udhëheqin. Të njëjtat standarte duket se nuk po ndiqen nga ai që më 9 shtator të 2021 inicioi përçarjen e më pas nuk i doli për zot vendimit që mori. Pasi bëri sikur dha dorëheqjen por në hije mbajti peng zhvillimet në PD, në pikun e vapës bëri sikur u rikthye fuqishëm. Por ndryshe nga sa iu kishte fryrë ata që I mban afër, nuk mori asnjë urim nga miqtë ndërkombëtarë. Mori urime dhe vlerësime kur dha dorëheqjen por jo kur u ‘kthye’. Nëse duhet të ndjekim të njëjtat standarte, këtë detaj do duhet ta vlerësojmë maksimalisht. (nuk ka ndodhur deri më tani). Përkundër interesave të demokratëve dhe shumicës së qytetarëve të cilët duan një opozitë alternativë më të mirë qeverisëse sesa kjo që është aktualisht po merren hapa që e zvogelojne Partine Demokratike ne nje biznes familjarë. Çdo mbledhje ne kundershtim me ‘kushtetuten’ tone partiake, statutin e PD nuk e forcon opozitën por zvogëlon atë. Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk I intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri.” – mbyll shënimin Sula.