Vendosni fjalën kyçe....

Fizikani i Harvardit pretendon se ka gjetur materie të ardhura nga jashtë sistemit tonë diellor


Shkencëtarët pohojnë se kanë gjetur material që e ka origjinën jashtë sistemit tonë diellor për herë të parë në histori.

Fizikani i Harvardit që ‘gjuan’ alienët, Profesori Avi Loeb, tha se analizat e hershme të fragmenteve metalike që ekipi i tij gjeti nga Oqeani Paqësor në qershor sugjeron se ato vinin nga hapësira ndëryjore.

Mbetjet erdhën nga një objekt i ngjashëm me meteorin që u rrëzua në brigjet e Papua Guinesë së Re në vitin 2014, për të cilin profesor Loeb nuk përjashton se mund të ketë qenë fragmente të një anijeje aliene, shkruan Daily Mail.

Ekipi gjeti rreth 700 sfera të vogla metalike gjatë ekspeditës dhe 57 të analizuara përmbajnë kompozime që nuk përputhen me asnjë lidhje natyrale ose të krijuar nga njeriu.

Gjetjet ende nuk përgjigjen nëse sferat janë artificiale apo natyrore me origjinë – për të cilën profesori Loeb tha se është pyetja tjetër së cilës synon t’i përgjigjet kërkimi i tij.

“Ky është një zbulim historik sepse përfaqëson herën e parë që njerëzit vendosin dorën e tyre mbi materialet nga një objekt i madh që mbërriti në Tokë nga jashtë sistemit diellor”, tha profesor Loeb të martën.