Vendosni fjalën kyçe....

Turbulencat e  forta ajrore shkakojnë panik gjatë fluturimit, 11 të plagosur në SHBA (Video)


11 persona në bordin e një  fluturimi të ‘Delta Airlines’ në SHBA  u dërguan në një spital të martën, pas turbulencave të rënda që përjetuan përpara se të uleshin në Atlanta.

Aeroplani mbante në bord 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit nga Milano kur filloi turbulenca, tha një zëdhënës i Delta. 11 të plagosurit përfshijnë anëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerë. Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan të paktën dy persona duke u transportuar me barela pasi aeroplani u ul i sigurt.

Një grua, që besohet të jetë stjuardesë, doli nga avioni me një fashë në kokë dhe një mbajtëse në qafë, ndërsa një pasagjer u pa duke mbajtur një pako të madhe akulli në kokë.

Disa anëtarë të ekuipazhit u filmuan gjithashtu me mbajtëse në qafë teksa ishin ulur në karrige me rrota brenda terminalit.

Pasagjerja që ka realizuar videon, tha se avioni ‘ra’ papritur nga turbulencat, duke bërë që shumë njerëz, përfshirë edhe atë, të ‘fluturojnë’ nga vendet e tyre.