Vendosni fjalën kyçe....

Kina në garë me SHBA-në për inteligjencën artificiale, dalin 4 konkurrentë kinezë të ChatGPT


Katër kompani kineze të teknologjisë publikuan të enjten chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun.

Qeveria e Kinës po bën përpjekje për ta rritur përdorimin e produkteve të tilla në garë kundër SHBA-së. Po ashtu, dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI, njoftuan për lëshimin e chatbot-eve të ngjashme më 31 gusht.

Për dallim nga vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të dorëzojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i publikojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale.

 Autoritetet kineze i kanë rritur përpjekjet për t’i përkrahur kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, pasi teknologjia është në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara.

Prodhuesi i ChatGPT, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft-it, është në rrugë të mirë për t’i gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura në 12 muajt e ardhshëm. Aprovimi i qeverisë kineze pritej të ndodhte, pasi Kina i publikoi rregullat për produktet e inteligjencës artificiale për publikun, të cilat u hynë në fuqi më 15 gusht.

Më parë, kompanive u lejohej të kryenin vetëm testime të vogla publike për produktet e inteligjencës, por me rregullat e reja, kompanitë i kanë rritur testimet e produkteve të tyre. Shaën Yang, analist në Blue Lotus Capital Advisors, tha se vendimi i Qeverisë për lejimin e produkteve të inteligjencës artificiale mund ta forcojë industrinë.

Shumë njerëz po vraponin drejt bizneseve të modele të gjuhëve të shumta. Por, industria mund të konsolidohet shpejt. Vetëm kompanitë me të dhëna dhe me aftësi teknologjike do të jenë në gjendje të përparojnë”, tha ai.