Vendosni fjalën kyçe....

Bënte manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet me 40 mijë lekë drejtuesi i mjetit në Tiranë


Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur drejtuesin e një automjeti i cili u denoncua me video në rrjete sociale, për kryerje të manovrave të rrezikshme në rrugë.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit “Mercedes Benz” shfaqej në video duke bërë një sërë parakalimesh të konsideruara si rrezik për shkaktim aksidenti.