Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut dhe 4 persona të tjerë, akuzohen për ndikim të paligjshëm dhe krim zgjedhor


Shefi i zjarrfikëseve në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç, u arrestua bashkë me katër persona të tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.

Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka, të gjithë banues në Cërrik.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut.

Ndaj pesë personave të arrestuar ka dyshime edhe për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon.