Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut dhe Rusia drejt një marrëveshjeje të mundshme armësh


Këshilli i Sigurisë Kombëtare njoftoi të mërkurën se qeveria amerikane beson se zyrtarët e Koresë së Veriut po punojnë për t’i siguruar ushtrisë ruse armë në mes të pushtimit të Ukrainës.

“Ne kemi informacione të reja, të cilat mund t’i ndajmë sot, se negociatat e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po pwrparojnw në mënyrë aktive,” tha koordinatori i NSC John Kirby

Ai vijoi: “Pas këtyre negociatave, diskutimet e nivelit të lartë mund të vijojnw në muajt e ardhshëm. Tani, midis këtyre marrëveshjeve të mundshme, Rusia do marrë sasi të konsiderueshme dhe lloje të shumta municionesh nga Koreja e Veriut, të cilat ushtria ruse planifikon t’i përdorë në Ukrainë.”

Zyrtarët rusë vizituan Korenë e Veriut kohët e fundit dhe me gjasë vendosën komunikime për bisedime të nivelit të lartë në lidhje me sigurimin e armëve.

Regjimi i liderit suprem Kim Jong Un mirëpriti më parë një vizitë në kryeqytetin e Phenianit nga ministri rus i Mbrojtjes në korrik. Kim ka bërë përpjekje të mëdha për të ruajtur lidhjen e fortë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij.