Vendosni fjalën kyçe....

Si kompania e fuqishme e lobimit në SHBA punoi për të shpëtuar nga sanksionet oligarkun e lidhur me Vladimir Putinin


Biznesmeni rus, Petr Aven u sanksionua së fundmi nga SHBA në gusht së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Por historia e përpjekjeve të tyre për të shmangur dënimin është një nga dukiritë klasike të ndikimit të Uashingtonit.

Javë para pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022, ligjvënësit amerikanë prezantuan legjislacionin që synonte dhjetëra zyrtarë të shquar rusë dhe të tjerë për sanksione të mundshme. Administrata Biden lëvizi duke vendosur dënime kundër disave prej tyre.

Por dy biznesmenë të pasur ruse, që ishin në listën fillestare të objektivit i shpëtuan ndëshkimeve financiare. Dhe dyshja ndanë diçka të përbashkët: grupi i tyre i investimeve punësoi një kompani lobimi të lidhur mirë në Washington D.C., ‘BGR’, që zhvilloi biseda në kanal të fshehta me stafin e Kongresit rreth sanksioneve të të çelura nga legjislacioni i quajtur ‘Akti i Përgjegjshmërisë së Putinit’.

Ndër avokatët e oligarkëve ishte Daniel Hoffman, një bashkëpunëtor i Fox News dhe ish-shefi i CIA-s në Moskë. Hoffman kishte qenë publikisht kritik ndaj Vladimir Putinit. Por në këtë rast, Hoffman, një anëtar i bordit këshillues të ‘BGR’, u përplas për një biznesmen rus, të cilin Bashkimi Evropian e emërtoi ‘një nga oligarkët më të afërt të Vladimir Putinin’.

Biznesmein rus, Petr Aven, u sanksionua së fundmi nga SHBA në gusht së bashku me bashkëpunëtorin e tij Mikhail Fridman. Por historia e përpjekjeve të tyre për të shmangur dënimin, për të cilin u deshën rreth 18 muaj, është një nga shitblerjet më klasike të ndikimit të Uashingtonit.

Fushata filloi në fillim të vitit 2022, menjëherë pasi u zbulua lista e sanksioneve. Ëalker Roberts, një lobist i ‘BGR’, kontaktoi Capitol Hill për të pyetur në lidhje me listën e objektivave të sanksioneve, sipas një punonjësi të Hill-it, të cilit i është dhënë anonimiteti për të diskutuar bisedat private.

Një punonjës i dytë i Hill-it, i cili punonte në një zyrë që mbështeste projektligjin, kujtoi se atij i ishte afruar ‘BGR’-ja për të diskutuar emrat që përfshiheshin në Aktin e Përgjegjshmërisë së Putinit.

BGR kishte përfaqësuar prej kohësh Alfa Bank, bankën më të madhe private të Rusisë, dhe LetterOne, një firmë investimesh me qendër në Luksemburg. Aven kishte shërbyer si president i Alfa Bank vite më parë dhe ai bashkëthemeloi LetterOne.

Në një intervistë, Jeff Birnbaum, një zëdhënës për BGR, tha se firma përfundoi punën e saj për Alfa Bank në vitin 2020. Ai tha se BGR ishte ngarkuar të mbikëqyrte dhe raportonte mbi projektligjin e sanksioneve që preknin LetterOne në kuadër të Aktit të Përgjegjshmërisë së Putinit.

“Kur Walker foli me ta, ai thjesht po përpiqej të zbulonte se si punonjësit po vendosnin kriteret për objektivat e mundshme të sanksioneve,” tha Birnbaum.

“Ai nuk po mbronte…detyra e tij ishte thjesht të zbulonte se si po bëhej dhe të raportonte në LetterOne.”

Ai tha se Roberts nuk i kujtohej të kishte përmendur Aven dhe tha se LetterOne është ndarë nga Aven. Duke pasur parasysh faktet, Roberts nuk do retendonte kurrë se Aven nuk kishte një marrëdhënie me Putinin, shtoi Birnbaum.

Presidenti rus Vladimir Putin duartroket Aven pasi i dha Urdhrin e Meritës për Atdheun gjatë një ceremonie çmimesh në Kremlin

Roberts nuk ishte i vetmi ndërmjetës i ndikimit i lidhur me BGR që dyshohet se kërkonte të ndryshonte opinionin rreth Aven. Një ndërmjetës e lidhi Hoffman, një kontribues në Fox News dhe një veteran i CIA-s, me stafin e Hill në fillim të vitit 2022 për të diskutuar Rusinë dhe luftën në Ukrainë, sipas dy prej të pranishmëve. Grupi u takua në një shtëpi në qytet jo shumë larg Kapitolit.

Në takim, Hoffman vendosi autoritetin e tij si ekspert për Rusinë. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës. Por në takim, ai theksoi Aktin e Përgjegjshmërisë së Putinit, sipas një prej të pranishmëve.

Hoffman theksoi se njerëzve që parashtrojnë ide në Kongres nuk mund t’u besohet dhe pyeti se nga erdhi lista e objektivave të mundshëm të sanksioneve. Konkretisht, Hoffman donte të dinte nëse dikush kishte kërkuar të fuste Aven në listë, sipas një prej punonjësve të Hill.

Hoffman argumentoi se Aven nuk ishte një aleat i Putinit – në fakt, tha ai, sanksionimi i Aven vetëm do e forconte presidentin rus – dhe sugjeroi që ata që përpiqeshin të ndëshkonin Aven ishin të lidhur me ‘Dosjen Steele’, sipas një prej punonjësve të Hill.

Aven dhe Fridman, së bashku me një koleg, paditën firmën që qëndronte pas dosjes dhe themeluesin e saj, sepse materialet sugjeruan se ata ishin të përfshirë në ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016.

Dy të pranishmit e kuptuan se kreu i televizionit po i bënte avokatinë një oligarku. Personit të dytë iu kujtua se Hoffman mbrojti një biznesmen, por nuk mund të kujtonte emrin. Hoffman nuk u regjistrua kurrë si lobist për Aven, Alfa Bank ose LetterOne.

Hoffman nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Aven tha se ishte ‘i befasuar dhe i zhgënjyer’ nga sanksionet e SHBA-së, por nuk pranoi të komentonte më tej.

Mbrojtja e Hoffman përfaqëson një dukuri të zakonshme të Uashingtonit. Agjentët e ndikimit shfaqen ndonjëherë në rrjetet kabllore të lajmeve, dukshmëri që ndihmon qasjen dhe ndikimin e projektit. Hoffman u bë një kontribues i Fox News dhe iu bashkua bordit të BGR në vitin 2018.

Nuk është hera e parë që emri i Hoffman-it shfaqet afër emrit të Avenit. Dexter Filkins i The Neë Yorker raportoi në vitin 2020 se Hoffman kishte kërkuar të lidhej me një burim të tijin, grupi i të cilit thuhet se kishte gjetur se serverët në pronësi të Alfa Bank kërkuan nëpër një server të lidhur me Organizatën Trump. Filkins shkroi se Hoffman tha se kërkimi i të dhënave ishte për një lajm.

BGR, e cila ndërpreu marrëdhënien e saj me Alfa Bank në fund të vitit 2020, ka vazhduar të përfaqësojë LetterOne. Aven dhe bashkëpunëtori i tij Mikhail Fridman u larguan nga bordi i LetterOne në 2022 pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

BE e quajti Aven ‘një nga oligarkët më të afërt të Vladimir Putin’ dhe tha se ai takohej rregullisht me Putinin. BE tha se Aven, në atë kohë ministër i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme, ndihmoi Putinin, në atë kohë nënkryetar i bashkisë së Shën Petersburgut, në një hetim korrupsioni në vitet 1990. Putin ofroi ndihmë politike për besnikërinë e Aven, pohoi BE. Aven nga ana e tij është përpjekur të sfidojë sanksionet.

“Ai ka mbështetur aktivisht materialisht ose financiarisht dhe ka përfituar nga vendimmarrësit rusë përgjegjës për aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës”, thuhet në dokumentin e sanksioneve të Aven. Ai gjithashtu mbështeti veprime ose politika që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Roberts ka vazhduar të lobojë për kompaninë dhe ka raportuar se ka lobuar për LetterOne pak para dhe pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Aven u sanksionua gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar jo shumë kohë pasi shpërtheu lufta. Ai thuhet se është nën hetim për shkelje të sanksioneve.

Pavarësisht se kolegët e tij perëndimorë lëshuan sanksione të ashpra ndaj Aven, SHBA-të nuk e miratuan procesin deri në gusht.

Pohimi i punonjësit se Hoffman përmendi Dosjen Steele është i dukshëm sepse Aven dhe bashkëpunëtorët e tjerë kishin paditur Fusion GPS dhe themeluesin e firmës mbi materialet që përfshinin informacione të supozuara për lidhjet e Donald Trump me Rusinë. Ata përfundimisht e hoqën atë padi pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Sidoqoftë, dosjet nga ajo padi zbuluan gjithashtu se si BGR veproi në emër të Aven dhe Fridman për të përmirësuar reputacionin e tyre. Marrëdhënia e subjekteve të tyre me firmën daton rreth viteve ’90 dhe BGR ndihmoi në organizimin e takimeve për ta me zyrtarët amerikanë si pjesë e një përpjekjeje që synonte – të paktën pjesërisht – të rriste reputacionin pozitiv.

Në vitin 2008, një lobist atje erdhi me Aven dhe Fridman në një takim me Sekretarin e atëhershëm të Thesarit Henry Paulson.

“Ata ofruan shërbime konsulence në lidhje me çështje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ne – ndërsa jetonim në Bashkimin Sovjetik, nuk dinim asgjë se si funksiononin gjërat në SHBA,” tha Aven për punën e BGR për kompanitë e tij gjatë një depozitimi të vitit 2020.

“Ata bënë disa prezantime në administratën e SHBA-së, Senat e Kongres.”

Fridman, në deponimin e tij, u pyet nëse e njihte Hoffmanin, për të cilën ai u përgjigj po. Ai u pyet nëse Hoffman ishte paguar për të publikuar editoriale kritike në lidhje me Dosjen Steele, për të cilën ai u përgjigj se Fridman nuk e kishte paguar.

Megjithëse Fridman nuk kujtonte ndonjë kontakt midis Alfa ose LetterOne me Hoffman, ndërsa Fridman e dinte që Hoffman ishte në bordin këshillues të BGR.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Politico

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani