Vendosni fjalën kyçe....

I riu shqiptar hap debat në Francë, hap gjyq ndaj autoriteteve pas mohimit të nënshtetësisë


Një 25-vjeçar shqiptar ka ankimuar vendimin e autoriteteve franceze për të mos i dhënë shtetësinë pasi ai nuk iu përgjigj disa pyetjevee gjatë provimit.

I riu shqiptar, që jeton në Francë prej 11 vitesh ka arritur të diplomohet atje dhe të çelë biznesin e tij, ndërsa është ankuar lidhur me mosdhënien e nënshtetësisë duke e apeluar atë.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga media franceze megjithatë rasti i tij ka gjetur jehonë në disa nga mediat e njohur franeze të cilët janë interesuar për rastin dhe kanë gjetur mospërputhje në proceverbalet që kanë gjetur.

Sipas autoriteteve franceze, 25-vjeçari nuk u është përgjigjur disa pyetjeve mbi historin e kulturën franceze ndërsa mediat që ndoqën rastin kaë pohuar se pytetjet në fjalë kanë qenë të vështira madje edhe për francezët prej brezash në vend.

I riu shqiptar rrëfeu për Le Parisien se gjatë intervistës me punonjësin e prefekturës Haute-Vienne ishte pyetur prej tij për besimin fetar, nëse parapëlqente Francën a Shqipërinë dhe çfarë mendimi kishte për futbollistin Karim Benzema.

Banorët e zonës ku i riu jeton bashkë me familjen janë solidarizuar me të duke mbështetur hapat ligjorë që ai ka ndërmarrë duke ankimuar çështjen te autoritetet.

Sipas tyre Franca ka probleme të mëdha vitet e fundit për çështjet që prekin emigrantët ndërsa e kanë quajtur arbitrare pyetjen rreth besimit fetar të 25-vjeçarit.