Vendosni fjalën kyçe....

BIRN merr në mbrojtje gjyqtarin Kastriot Gramshi, i bën qokë duke kritikuar KPA-në


Në një shkrim të pazakontë shkruar disa muaj pas shkarkimit në KPA (Apeli i Vettingut) të gjyqtarit Kastriot Gramshi, BIRN ka kritikuar vendimin e KPA-së duke vënë theksin te argumentet në mbrojtje të gjyqtarit.

Ndonëse vendimi është i formës së prerë, BIRN ka bërë një shqyrtim të gjatë të argumenteve të pakicës të trupit gjykues duke u fokusuar në disa rrethana që lidheshin me pasurinë dhe kontekstin e ushtrimit të detyrës së tij.

BIRN që prej vitit 2016 është pjesë e projektit të marketimit të vettingut dhe institucionalisht e angazhuar dhe e financuar për raportimin e këtij procesi.

Marrja në mbrojtje në mënyrë selektive e një gjyqtari apo një prokurori jo vetëm është standard i dyfishtë i kësaj medieje që presupozohet se raporton në mënyrë të pandikuar por është edhe implikim në mbrojtje të hapur të një subjekti.

Në disa raste të tjera ku ka patur pretendime se KPK ose KPA kanë injoruar dukshëm evidenca të prokurorëve ose gjyqtarëve ose në raste kur për të njëjtën rrethanë një gjyqtar ose një prokuror është ndëshkuar, një tjetër gjyqtar ose një tjetër prokuror është falur.

Por BIRN si media e angazhuar dhe financuar për monitorimin e këtij procesi nuk ka guxuar kurrë të shqyrtojë këto kontraste në vendimmarrjen e organeve të vettingut. Rasti flagrant është ndoshta ai i ish-prokurores Elisabeta Imeraj në dosjen e së cilës u fabrikuan denoncime me letra anonime apo edhe denoncime të personave të vërtetuar si persona me sëmundje mendore, por që nuk u shqyrtuan asnjëherë dhe u injoruan plotësisht nga BIRN.

Rasti i gjyqtarit Kastriot Gramshi është një gjurmë që mbyll ciklin dhe që vërteton katërcipërisht se kjo media e angazhuar në raportimin profesional të vettingut në fakt është duke ndjekur një agjendë private dhe klienteliste. / Hashtag.al.

Për të lexuar shkrimin e BIRN klikoni këtu