Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i ushtrisë siriane vret një foshnjë dhe plagos 4 civilë në Idlib


Të paktën një foshnjë u vra dhe katër civilë u plagosën në një sulm nga forcat e ushtrisë siriane në një fshat në Idlib lindor, thanë të shtunën burimet e mbrojtjes civile.

Ushtria, e vendosur në distriktin Saraqib të Idlib, dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, nisën një sulm në fshatin Sarmin në Idlib lindor me armë tokë-tokë, sipas AA.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtator 2018 për ta kthyer Idlibin në një zonë de-përshkallëzimi, ku aktet e agresionit janë shprehimisht të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij kanë thyer vazhdimisht kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës.

Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad shtypi protestat pro-demokracisë me egërsi të papritur.

Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.