Vendosni fjalën kyçe....

Bie me 20% numri i emigrantëve ilegalë në Angli, Braverman vlerëson Shqipërinë: Partner konstruktiv!


Shqipëria është vlerësuar si partner konstruktiv nga ministrja e brendshme britanike Suella Braverman e cila pranoi se masat e përbashkëta kundër emigracionit ilegal kanë thënë rezultat edhe pse shifrat nuk janë ende aty ku duhet.

Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman ka vlerësuar masat e përbashkëta me Shqipërinë për frenimin e azilkërkuesve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

“Qeveria shqiptare ka qenë një partner shumë konstruktiv në përballjen me këtë sfidë të përbashkët. Numrat janë ulur. Por në fund të fundit shifrat janë ende shumë të larta dhe unë nuk do të pushoj derisa ta arrijmë atë një numër shumë, shumë më të ulët”, tha Suella Braverman, Ministre e Brendshme e Britanisë.

Braverman foli për këtë çështje gjatë një interviste për “Daily Telegraph” ku tha se muajin e ardhshëm në gjykatën e lartë do të mbahet seanca dëgjimore për planin e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve të paligjshëm në Ruandë.

Nisma është bllokuar nga gjykata e apelit, por sipas qeverisë së Rishi Sunak, Ruanda është pika kyçe në strategjinë për të penguar migrantët që kalojnë përmes Kanalit të La Manshit.

Sipas autoriteteve britanike marrëveshja e kthimit të shpejtë me Shqipërinë ka kontribuar në një rënie të përgjithshme prej 20 për qind të kalimeve këtë vit dhe 40 për qind rënie në muajin gusht. Të shtunën, në brigjet angleze mbërritën 12 gomone me 827 persona të nisur nga Franca ndërkohqë që prej janarit të këtij viti numri i personave që kanë kaluar kanalin ilegalisht drejt britanisë është 20,700.