Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti del nga rruga pranë Konispolit, humb jetën 35-vjeçarja, plagosen bashkëshorti e një tjetër


Një 35-vjeçare ka humbur jetën ndërsa bashkëshorti i saj dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Sarandë-Qafë Botë, pranë Konispolit.

Viktima është identifikuar si Adriana Prendi ndërsa bashkëshorti Gëzim Prendi është plagosur e dërguar në spital.

Ky i fundit drejtonte mjetin, që ka dalë nga rruga.

Ata ishin banorë të fshatit Shëndëlli e punonin në Greqi. Ata po ktheheshin drejt vendit fqinj pasi kishin qenë në dasmën e vëllait të 35-vjeçares.