Partia Socialiste do mbledhë sot Asamblenë Kombëtare.
Takimi do zhvillohet në orën 16 e 30 te kompleksi ‘Xibraku’ në Tiranë.
Gjatë takimit të sotëm pritet të ketë ndryshime në qeveri siç ka paralajmëruar në disa raste kryeministri Rama.
Ndërkohë ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është propozuar nga deputetët socialistë si kreu i grupit parlamentar të PS-së pas largimit nga posti që mbante.