Vendosni fjalën kyçe....

“Korrupsioni, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare”, reagon Bardhi pas ndryshimeve në qeveri


Kryetari i Grupit Parlamentar  të PD Gazmend Bardhi, ka reaguar ashpër menjëherë pasi Rama zbuloi propozimet për ndryshimet në qeveri.

Bardhi u shpreh se ne tthemel të kesaj qeverie qëndron korrupsioni dhe se nuk ka rëndësi se cilin minister ndryshon Rama. Ai i cilësoi këto ndryshime si makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.

“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit” – shkruan Bardhi.