Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji deklaroi në emisionin “Opinion” se veprimet e fundit të Lulzim Bashës ndikuan në përshpejtimin e procesit të takimit mes deputetëve për situatën brenda në parti.
Veprimet e Bashës, Salianji i sheh si shërbime që ai ia ka bërë Sali Berishës.
“Nëse do doja që të thosha një gjysmë të vërtetë edhe kjo mund të jetë që për të disatën herë Lulzim Basha i shërben Sali Berishës. Edhe në këtë rast i shërben. Dalja e tij e përshpejtoi procesin. Dalja e tij duke mbivendosur interesat personale plotësisht mbi interesat e vendit dhe mbi interesat e opozitës, duke pasur sjellje për të gjitha ato që diskutuam, dhe unë deri në Mars kam qenë këtu duke mbrojtur disa parime. Kam thënë unë jam kundër pronësimit të partisë. Shihe pak si e pronëson ky partinë. Ngjitet si Luli pas karriges dhe nuk shqitet. Kam thënë që vlerat euroatlantike është që duhet të ketë garë, duhet të ketë parime. Shihe pak si e merr tek ai”- deklaroi Salianji