Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e fshatrave të Mirditës fitojnë betejën në Gjykatë kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit, pezullohen punimet


Banorët e fshtrave Thirrë, Sang dhe Hebe në Mirditë kanë fituar në Gjykatë betejën kundër ndërtimit të HEC-eve dhe një fabrike uji në zonën e tyre.

Gjykata Administrative Tiranë ju ka dhënë të drejtë banorëve, duke shfuqizuar vendimin e dhënies së lejeve për ndërtimin e këtyre objekteve në këtë zonë.

Ditën e sotme Zyra Përmbarimore Lezhë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe prezencë të banorëve ka zbarkuar në terren, për pezullimin e punimeve në këto kantierë ndërtimi.

Në lidhje me këtë çështje banorët kanë zhvilluar disa herë protestë dhe një betejë të gjatë ligjore, me pretendimin se keto ndertime demtojne ekosistemin burimin ujor te zones.