Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me Berishën: Detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës dhe llogaridhënies, do ketë protesta


Pas takimit me Sali Berishën, kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët.

Meta tha se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar, ku shoi se është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënie, duke paralajmëruar se do të ketë edhe protesta.

 “Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi. Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim.

Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t’u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.