Deputeti i PD-së Gazment Bardhi iu përgjigj me ironi shkarkimit të tij si kryetar i grupit parlamentar nga Lulzim Basha në Kuvendin e thirrur nga ky i fundit të shtunën e shkuar.
Teksa ka pohuar vijimësisht se Kuvendi është i paligjshëm pasi Basha nuk ka as vulën e as firmën e PD-së, Bardhi tha se edhe pse është shkarkuar dhjetëra herë si kreu i grupit, ai është sërish aty.
Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, ku tha se asnjë vendimmarrje jashtë Kuvendit të vendit nuk ka efekt për të.
“Problemi që kemi ne për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtim e grupit të PD. Unë jam drejtues i grupit parlamentar të PD. Në CV-në time jam shkarkuar nja 20 herë, unë po këtu jam. Asnjë vendimarrje jashtë institucionit të Kuvendit nuk ka efekt për Kuvendin. Asnjë përjashtim nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është pranuar me letra partie.” – tha Bardhi