Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi se në dy muaj strukturat e PD-së do të marrin formë, ndërsa bëri një mea kulpa për faktin pse PD nuk del me kandidat në zgjedhjet e Kukësit.
Basha thotë se brenda 31 marsit duhet të jenë gati 140 kandidatë për deputetë.
“Respektuam vullnetin e degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidtatë sepse është faji jonë që u morëm me debate dhe jo ringrijten e PD-së. Kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në procese elektorale. Brenda 31 marsit të kemi gati 140 kandidatë për deputetë” deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij në këshillin kombëtar.
Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.