Belgjika ka regjistruar fitoren e tretë në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Domenico Tedesco shënuan fitore sot në udhëtim ndaj Azerbajxhanit.
Ndeshja e zhvilluar në “Dalga Arena” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Djajtë e Kuq” e realizoi Yannick Carrasco (38’).
Belgjika pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe prin në Grupin F, por me pikë të njëjta me Austrinë.
Azerbajxhani mbetet i fundit me vetëm një pikë.