Një vatër zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar të Fierit.
Për të shuar flakët përveç forcave zjarrfikëse është mobilizuar edhe një helikopter ‘Cougar’ i ushtrisë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Forcat zjarrfikëse po ndihmohen edhe nga banorët e zonës për të bërë të mundur shmangien e rrezikut nga banesat përreth.