Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmësja e Biden ndërhyn e ndërpret befas konferencën për shtyp të presidentit amerikan (Video)


Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre përfundoi papritur një konferencë për shtyp nga presidenti amerikan Joe Biden të dielën, duke e ndërprerë presidentin në mes të fjalisë, ndërsa ai po fliste për ‘botën e tretë’ dhe bisedën e tij me kryeministrin kinez Li Qiang.

Biden mori një sërë pyetjesh të planifikuara nga shtypi gjatë një vizite në kryeqytetin vietnamez të Hanoi, përpara se t’u thoshte gazetarëve se ‘po shkonte në shtrat’. Sidoqoftë, Biden vazhdoi t’u përgjigjej pyetjeve shtesë, përfshirë bisedën e tij me Li në samitin e G20 në Indi të shtunën.

“Nuk ishte aspak konfrontuese,” tha Biden.

“Ne folëm për t’u siguruar që bota e tretë, hemisfera jugore të ketë qasje në ndryshim”

Ndërsa Biden vijoi të murmuriste, Jean-Pierre njoftoi se ‘po përfundonte konferencën për shtyp’. Pasi u përpoq t’i përgjigjej një pyetjeje tjetër, Biden u kthye dhe doli nga skena.

Konferencat e shtypit të Biden zakonisht mbikëqyren ngushtë nga ndihmësit e tij.

Sipas një sondazhi të fundit të Wall Street Journal, 73% e të gjithë votuesve mendojnë se 80-vjeçari Biden është shumë i vjetër për të shërbyer si president, ndërsa 60% besojnë se i mungon aftësia mendore për këtë pozicion.