Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën ndaj anëtarëve t e fisit Rraja, të ciëtt dhunuan barbarisht dy anëtarë të fisit Maja pak javë më parë.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Borizanë pas fisi Maja ishte ankuar për dëmtimet e banesave të tyre nga shpërthimi në guroret e fisit Rraja.
Fillimisht anëtarët e fisit Rraja u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ndërsa së fundmi prokuroria ka zbutur akuzën në plagosje të lehtë me dashje.
Ndryshimi i akuzës ka ardhur pas administrimit të aktekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve, sipas prokurorisë.