Vendosni fjalën kyçe....

I kapet kanabis në vazo në ballkon, ndalohet këngëtarja


Këngëtarja Ruenca Haxhia (Enca) është arrestuar nga policia pasi i është kapur një sasi lënde narkotike në ballkon.

Sipas policisë, disa bimë kanabis ishin mbjellë në vazo.

Këngëtarja ka deklaruar në polici se është përdoruese dhe se i ka mbjellë për përdorim vetjak.

Bashkë me të është kapuor edhe i dashuri i këngëtares.

Njoftimi

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja. Sekuestrohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”