Jashar Maja në një intervistë ekskluzive për Report TV është tepër i indinjuar lidhur me konkluzionet e akt ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli nga anëtarët e fisit Maja, mesditën e 6 korrikut 2023 e klasifikon si ‘plagosje të lehtë’
“Jam shumë i zhgënjyer nga shteti shqiptar. Në mes të ditës thuhet nuk është dhunë. Po të ishte në një shtet tjetër do bëhej nami. Nuk e di ku të ankohem. Me atë mjek ligjor duhet të merret SPAK” tha ai në një intervistë telefonike me gazetaren Besmira Pelushaj në emisionin “Përballje” në Report Tv.
Maja tregon si e mësoi për akt ekspertizën që e klasifikonte plagosje të lehtë.
“Personalisht isha në një rast vdekjeje. Familjarët më njoftuan. Më informoi edhe shefi i postës në fushë Krujë. Kam për të shkuar të firmos akt ekspertizën, për tu njohur.
I indinjuar thotës se ende dhe sot vuan pasojat.
“Nuk e di kush është ai doktor. A ka fëmijë familje? A më ka dhimbur mua apo atij. Unë edhe sot nuk mund të udhëtoj me makinë pasi kam marrje mendsh. Ende marr ilaçe për atë punë. E di unë sa jam rrahur, çfarë kam hequr’
Nuk beson se do të marrë drejtësi
“Nuk besoj se do më jepet drejtësi. Çfarë verifkimi duan. Në mes të ditës, me sende të forta, armë. Ky prokurori nuk e sheh çfarë është ajo armë apo lodër, apo duan të tallen me mua me të dëmtuarin. Më keq sa nuk ka më. Unë kam marrje mendsh. Nëse ngrihem nga krevati më merren mend”
Sa i takon kushëririt të tij Bilbilit, Jashari thotë se ai është operuar në Itali ku dhe do të udhëtojë sërish nesër për të kryer një operim të dorës.
“Bilbili do të shkojë në Itali të operojë dorën, ai ka fraktura akoma. Më keq sa nuk ka më. Është bërë operim në Itali, ndërsa nesër e pasnesër do të operojë dorën”
Zbulon se në spitalin Ushtarak të Tiranës ku kishin shkuar për tu mjekuar i kishin thënë të iknin.
“Vetëm një natë na kanë mbajtur. Na kanë thënë ikni. Ne nuk ecnim dot në këmbë. Bilbili iku në spital privat dhe unë kam qëndruar shtrirë. Të gjithë gazetarët e kanë parë.
Ai thotë se pas dhunës askush nuk është interesuar më për të.
“Ore nuk na ka pyetur kush, cfarë halli ke… “
Intervitën e mbyll me thirrjen për drejtësi
“Unë dua drejtësi nga shteti shqipar. Ose të thotë nuk kemi mundësi për të të mbrojtur, atëherë mbrohem vetë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com