Vendosni fjalën kyçe....

Policia greke arreston një shtetas turk, i dyshuar për masakrën me 6 të vrarë


Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një shtetas turk të dyshuar si autor i masakrës në Lucës ditën e djeshme, ku u ekzekutuan 6 shtetas turq.

Mediat greke shkruajnë se gjatë momentin të arrestimit , autori i dyshuar posedonte 2 karta portugeze false, si dhe 4 fishekë 9 mm.

Sipas burimeve të informacioneve, dyshohet se ka qenë një përplasje mes bandave.

Policia greke është duke hetuar rastin si dhe ka ngritur pika kontrolli në aeroportet e vendit.