Zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur për rifillimin e sfidës mes Rumanisë dhe Kosovës.
Ndeshja u ndërpre për shkak të mesazhit nacionalist dhe skandaloz të shfaqur nga rumunët.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 18 pasi në shkallët e stadiumit tifozët rumunë shfaqën banderolën “Kosova është Serbi” si dhe nuk ndalonin duke bërtitur të njëjtën frazë.
UEFA në raportin e saj shkroi: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.