Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna e Rrajave/ Debati në studio, avokati Vishaj: Po ça fraktura, ti kërkon dëmshpërblim. Ça viktime je ti o burrë…po ik tani


Një debat i nxehtë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Jashar Majas, një nga dy personat që u dhunua nga fisi Rraja dhe avokatit Sajmir Vishaj.

Të ftuar në studion e Euronws.al në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, përveç tyre ishin edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj e gazetarët Basir Çollaku e Elkier Bushkola.

Gjatë debatit Maja rrëfeu dhunën e dëmet që kishte pësuar nga dhuna e fisit Rraja, ndërsa avokati Vishaj iu kthye duke i thënë se akush nuk kishte dashur të vrasë dhe se ai nuk kishte ndonjë dëm të madh nga dhuna dhe se e bënte të gjithë për dëmshpërblim.

Gjatë bisedës ndërhynë edhe gazetarët Çollaku e Bushkola të cilët sollën të dhëna nga prokuroria e policia nga ajo që kishte ndodhur lidhur me rastin në fjalë.

Në disa raste avokati Vishaj iu drejtua Jashar Majës duke i kërkuar të ulte tonin e zërit dhe ta takonte për t’u sqaruar ndërkohë që Maja u përgjigj duke thënë se kërkonte të drejtën e duke paralajmëruar për vetëgjyqësi në rast të mosgjetjes së saj.

Debati në studio

Avokati  Saimir Vishaj: Kush je ti, je viktima apo  vëllai.

Jashar Maja: Jam Jashar Maja…

Avokati  Sajmir Vishaj: Ka dashur njëri të të vrasë ty. Të ka qëlluar njeri në kokë ty.

Jahar Maja: Po, po.

Avokati  Saimir Vishaj: Si po.

Jashar Maja: O Zotëri unë kam fraktura në kokë, i kam edhe sot të dukshme.

Avokati  Saimir Vishaj: Po ça fraktura, ti kërkon dëmshpërblim. Ça viktime je ti o burrë, po ik tani.

Jashar Maja: Të lutem shumë, të lutem shumë. I thuaj atij  avokatit. Zotëri nuk i kam kërkuar kujt dëmshpërblim. Unë po kërkoj një të drejtën time.

Avokati  Saimir Vishaj: Ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë, ata po të donin të të vrisnin, të vrisnin.

Gazetari Basir Çollaku: E ka pasur armën mbi kokë.

Avokati  Saimir Vishaj: Çfarë arme ka pasur.

Gazetari  Basir Çollaku: Njoftimi i prokurorisë së Tiranës thotë kështu. Personat në hetim të përfshirë kanë pasur në duar sende që dukeshin si armë të llojit pistoletë tyë cilat i kanë përdorur si mjete për të kanosur dhe kanë konsumuar element të veprës penale

Avokati  Saimir Vishaj: Te tregu çam ka plot.

Jashar Maja: Zonjë, m’i thuaj atij avokatit është turp që ta përdorë këtë fjalor avokati. Unë sot, urdhëro ilaçet. Është Aulin për dhimbje koke. S’me ka dhemb koka s’e kam le. Nga ajo ditë unë kam marrë mendsh, dhimbje koke.

Gazetari Elkier Bushkola: A ka pasur një tentativë pajtimi nga ana e familjes Rraja kundrejt jush, tentativë pajtimi qoftë edhe me ndërmjetës. Ju keni firmosur që e keni parë procesverbalin e prokurorit dhe atë të ekspertizës mjeko-ligjore dhe që nuk keni asnjë problem me familjen Rraja.

Jashar Maja: Para një jave më ka ardh një person, rreh miqësie. Edhe më ka thënë, ka për të shkuar te shpia e Jashar Majës e kë për t’i thënë më ka thënë Rrahman Rraja të përgjigjem si të duash edhe shpiat nuk t’i kam shemb unë, t’i ka shemb tërmeti. Edhe i thashë, M’i bëj të fala Rrahman Rrajës, i kam thanë rri në punën tëndë, shih hallet e tua, nuk jam duke të kërku gjë , kam hallet e mia. I thuaj e ke shumë të lehtë me verifiku shtëpinë time ose shpiat e vëllezërve të mi në bashki që ka ardh komisioni nga shteti shqiptar që pas tërmetit unë nuk kam qenë shtëpi tërmeti. Unë kam 3 vjet që kam hy në shtëpi. Më kanë bë telefon, më kanë thirr në komisariat e kë për t’u shoqëru forcërisht. I kam thënë, zotëri unë nuk kam as çështje penale, as nuk jam arrest shtëpie. As nuk jam kriminel. Që kur kam lind e deri sot unë nuk kam pas probleme me shtetin shqiptar. Megjithatë isha në një ceremoni mortore te një kushëriri im larg. Kam shku, jam bashku me çunin e xhaxhait, me viktimën tjetër, me Bilbilin, kemi shku aty. E kemi firmos atë deklaratë nga mosnjohuria që kemi. Nuk e kam lexu, është gabimi im ai.

Avokati  Saimir Vishaj: Miku im, a kemi mundësi ne të takohemi bashkë ditën e shtunë, të pijmë një kafe e të sqaroj unë nga afër e të qetësohesh pak. Takohemi pijmë një kafe të shtunën bashkë e të flasim, jo me këtë lloj gjuhe. Do të marr unë në mbrojtje, pa lek, pa gjë.

Jashar Maja: O zotëri, o zotëri.

Avokati  Saimir Vishaj: Lëre s’jam zotëri unë, jam avokat. Kam 30 vjet.

Jashar Maja: Zotëri avokat. TI do një titull, po këtë titull unë nuk e di kush ta ka dhënë ty që më thua mua t’i nuk ke asgjë.

Avokati  Saimir Vishaj: Ule pak, ule pak çështjen e rrahjes. Sa rrahje ka në Shqipëri, në Jugosllavi. Në Serbi, në Kosovë. Ule pak zërin edhe flasim. S’ka lidhje me pushtetin, është rrahje që mund të ndodhë. As politikisht. Ty s’të rrahu as PS-ja, as PD-ja. Ndodhi ai fakt. Lëre ujin aty. Të shtunën unë të pres për një kafe. Po ç’a kërkon ai tani, po na bën kështu.

Jashar Maja: Desha t’i bëj një pyetje atij avokatit.

Avokati  Saimir Vishaj: Mos më bëj pyetje mua fare. Ke një kartë të viktimës ti apo s’ke. Reforma në drejtësi ka një kartë.

Jashar Maja: Zotëri, do më dëgjosh apo jo. Unë jam një qytetar i thjeshtë, do fus një pistoletë në brez e do dal aty në Borizanë, në fshat e do bëj të njëjtin akt që kanë bë ata. Sa do dënohem unë me atë pistoletë që ka dalë aty në kamera.

Avokati  Saimir Vishaj: Ne duhet të transmetojmë qetësi dhe paqe. Lëre politikën këtu.

Jashar Maja: Lëre politikën, unë dua një të drejtën time.

Moderatorja Erla Mëhilli: Ai është viktima zoti Vishaj, ka gjithë të drejtën e botës të bërtasë…

Avokati  Saimir Vishaj: S’ka kartë ai, nuk ka kartë. Ça vetëgjyqësie do bësh ti. Të vij unë ku të duash ti, merre numrin tim.

Jashar Maja: O zotëri dëgjomë pak. Le ta dëgjojë këtë e gjithë bota. Unë rrjedh nga një familje punëtore. Jam  shumë i urtë. Po ama me më vu këmbën në fyt, nuk duroj njeri. Mbaje mend…