Gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa raportohet se ështe mbytur një foshnjë pesëmuajshe, ndërsa ishulli më jugor i Italisë lufton për të përballuar një numër të paprecedentë emigrantësh që mbërrijnë nga deti nga Afrika e Veriut, shkruan Reuters.
Varka me të cilën po udhëtonte foshnja u përmbys pak para se të kapej nga roja bregdetare italiane. Të gjithë pasagjerët e tjerë u shpëtuan, përfshirë nënën e foshnjës, një adoleshente nga Guinea.
Ai tha se emigrantët ishin nisur nga qyteti i Tunizisë, Sfax, një pikënisje e njohur për udhëtimet detare në Evropë.
Në përgjithësi, rreth 123,860 emigrantë me varka kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së brendshme. Shifra është pothuajse dyfishi i asaj që u regjistrua në të njëjtën periudhë të vitit 2022.