Senatori amerikan Mitt Romney nuk do kërkojë rizgjedhjen në vitin 2024, duke mbyllur një udhëtim rrëshqitës në politikën republikane nga kulmi i nominimit presidencial të partisë së tij në vitin 2012 deri në thellësi të ‘luftës’ në epokën e Donald Trump.
Duke lënë mënjanë shpresat dhe apelet e kolegëve, përfshirë udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell, 76-vjeçari republikan i Utah tha se do tërhiqej si senator kur të përfundojë mandati i tij në fillim të vitit 2025, në vend që të kërkonte gjashtë vite të tjera.
Romney njihet si një nga kritikët e ish-presidentit Trump, por vendimi i tij për t’u tërhequr në mënyrë efektive ia dorëzon vendin e tij në Senatin e Utah një pasardhësi që mund të jetë më i afërt me Trump dhe politikën konservatore të vijës së ashpër të senatorit tjetër amerikan të shtetit, Mike Lee.
“Në fund të një mandati tjetër do isha në mesin e të 80-ave. Çiltërsisht është koha për një brez të re politikanësh.” – tha Romney në një deklaratë me video të mërkurën.
Romney ishte i vetmi Senator republikan që votoi për të gjykuar Trump në të dy gjyqet për shkarkimin e e tij. Trump e quajti daljen në pension të Senatorit ‘lajm fantastik për Amerikën’ në një postim në mediat sociale të mërkurën.