Pothuajse të gjithë amerikanët duhet të marrin një vaksinë të përditësuar të koronavirusit, rekomandoi të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, me vaksinat që pritet të bëhen të disponueshme brenda 48 orëve, shkruan WP.
Mandy Cohen, drejtoreshë e CDC, këshilloi që kushdo që është mbi 6 muaj e lart duhet të marrë të paktën një dozë të një vaksine të përditësuar.
Rekomandimi i saj i gjerë erdhi pasi këshilltarët ekspertë të agjencisë votuan për një qasje universale ndaj vaksinimit sezonal të koronavirusit.
Vaksinat synojnë të forcojnë mbrojtjen ndërsa SHBA-ja shkon drejt sezonit të virusit të vjeshtës dhe dimrit, kur gripi dhe RSV (virusi respirator sincitial) gjithashtu priten të jenë në rritje.
Cohen tha se vaksinat e riformuluara mund të forcojnë mbrojtjen dhe të ofrojnë mbrojtje të gjerë ndaj llojeve përgjegjëse për shumicën e infeksioneve dhe shtrimeve në spital në Shtetet e Bashkuara.
Cohen ndoqi linjën e ekspertëve të agjencisë për vaksinat, të cilët më herët gjatë ditës votuan për politikën universale të vaksinimit. Lëvizja hap rrugën që disa mjekë, farmaci dhe ofrues të tjerë të fillojnë bërjen e vaksinave te qytetarët deri në fund të kësaj jave.
“Ne kemi më shumë mjete se kurrë për të parandaluar rezultatet më të këqija nga COVID-19,” tha Cohen në një deklaratë.