Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se forca politike që drejton është dakord me rritjen e pagave të gjyqësorit.
Në një deklaratë para nisjes së seancës në parlament ai tha se PD-ja do e vitojë projektligjin duke theksuar se një gjyqësor me paga më të larta është më i pavarur nga qeveria.
“Vota për rritjen e pagave të gjyqësorit është votë për pavarësinë e gjyqësorit dhe një i tillë është një nga mundësitë për ta mbajtur këtë qeveri të keqe përgjegjëse edhe para gjyqësorit. Grupi ynë parlamentar do paraqesë në seancë gjithë argumentet. Ne nuk do bëhemi pjesë e lojërave ‘hidh gurin e fsheh dorën’. Ka pasur projektligje që janë votuar bashkarisht që nuk duhet të ishin votuar bashkarisht. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do që të kalojë. PD-ja do votojë pro rritjes së rrogave të gjyqësorit si një nga hapat që të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit.” – tha Basha.