Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe sot hollësitë e operacionit antidrogë ku u arrestuan mbi 200 persona u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike.
Ai tha se hetimi për operacionin ‘Tempulli’ ka nisur prej 8 muajsh ndërsa janë shkatërruar mbi 23 grupe kriminale.
Gjatë operacionit 8-mujor janë sekuestruar mbi 800 kg kanabis, 60 kg kokainë, 15 kg heroinë, ekstazi e lloje të tjera droge.
Po kështu gjatë operacionit janë proceduar në gjendje të lirë mbi 1 mijë persona, janë lëshuar 296 masa arrest me burg, 19 arrestime në flagrancë e mbi 80 të shpallur në kërkim.
“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kg kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme” – tha Rrumbullaku.