Vendosni fjalën kyçe....

U dhunuan nga Rrajat, Bilbil dhe Jashar Maja ankimojnë në prokurori vendimin për lehtësimin e akuzës


Bilbil dhe Jashar Maja kanë bërë ankimim në Prokurori kundër vendimit të prokurorisë për ndryshim e veprës penale në plagosje e lehtë me dashje.

Ata kërkojnë ndjekjen penale dhe dërgimin për gjykim të anëtarëve të fisit Rraja që i dhunuan. Gjithashtu Bilbili dhe Jashari kanë bërë edhe dy kërkesa prokurorisë, si kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, në administrim të provave dhe kryerjen e një akti tjetër ekspertimi, duke konkluduar në kryerjen edhe të veprave të tjera penale në ngjarjen e datës 06/07/2023.

Në kërkesë ata shpjegojnë se nuk janë dakord me procesverbalin e firmosur para OPGJ dy ditë më parë dhe se e kanë firmosur pa pasur dijeni. Sot i kanë dërguar me postë prokurorisë akimimin dhe dy kërkesat.