Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha: Edhe pse metri katror kushton 1500-3000 euro pothuajse asnjë ndërtim nuk ka sistem antizjarr


Sekretari për emigracionin në PD-në e Rithemelimit, Indrit Hoxha, ka komentuar zjarrin që përfshiu një pallat 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Hoxha shkruan se asnjë ndërtim nuk është me sistem antizjarr dhe se sistemi zjarrfikës në Shqipëri është pothuajse i rrënuar, pasi buxheti i shtetit nuk e suporton që të jetë sipas standardeve evropiane.

Edhe pse një metër katror në kullat e Tiranës mund të kushtojë nga 1500-3000€ pothuajse asnjë ndërtim nuk është me sistemet anti zjarr, sistemi zjarrfikës në Shqipëri është pothuajse i rrënuar sepse buxheti i shtetit nuk e suporton që të jetë sipas standardeve europiane edhe pse tashmë është një ndër kushtet për tu anëtarësuar në BE! Ligji duhet rishikuar, kontrollet duhet të jenë të rrepta dhe duhen zbatuar, sot u dogj vetëm fasada e një pallati nesër rrezikon jetë njerëzish nëse masat nuk do merren”, shkruan Hoxha në Facebook.